33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Konfirmohet dënimi me 30 vite burg”/ Elona Kalesha humb rekursin për vrasjen e dyfishtë në Firence

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Elona Kalesha, 42 vjeçe, e akuzuar për vrasjen e dyfishtë dhe përdhosje të kufomës, në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e prindërve të ish-partnerit të saj në Firence.

Me vendimin e fundit, gjykata rrëzoi ankimin e mbrojtjes dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në fuqi vendimet e mëparshme, duke e bërë dënimin përfundimtar.

Ngjarja daton në vitin 2015, kur Teuta Pasho dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në mënyrë misterioze. Pesë vite më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u gjetën të copëtuara në katër valixhe, të hedhura pranë superstradës Firence–Pisa–Livorno dhe zonës së burgut të Solliccianos.

Edhe në vitin 2025, Gjykata e Apelit kishte konfirmuar dënimin me 30 vite burg, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, si dhe atë të mbrojtjes për shpalljen e pafajësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...