14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 20 prill, në fokus buxheti, tarifat e plazheve dhe shërbimet publike

Këshilli Bashkiak i Vlorës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe ditën e hënë, më 20 prill 2026, në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Labëria”.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja është thirrur nga Kryetari i Bashkisë dhe bazohet në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektvendime me ndikim të drejtpërdrejtë në administrimin dhe shërbimet publike në qytet.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen është projektvendimi për ndryshime në buxhetin e Bashkisë për vitin 2026, si dhe miratimi i tarifave për shërbimet në zonat e plazheve, të administruara nga njësitë vendore.

Në rend dite është edhe përcaktimi i vendqëndrimit të mjeteve që u janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, si dhe krijimi i një strehëze për kafshët endacake, së bashku me miratimin e akteve për funksionimin e saj.

Po ashtu, këshilli do të shqyrtojë ndryshime në vendimet e mëparshme që lidhen me numrin e punonjësve dhe nivelin e pagave në Bashki dhe institucionet në varësi për vitin 2026.

Paralelisht, më 17 prill, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme, ku projektvendimet do të kalojnë në shqyrtim paraprak përpara se të hidhen për votim në mbledhjen plenare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...