19.5 C
Tiranë
Sunday, April 19, 2026
spot_img

“Kërkon lirinë”/ Mirlinda Karçanaj rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e ‘arrest shtëpie’

Ish-drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka bërë rekurs në Gjykata e Lartë, duke kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas procedurës së shortit, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Genti Shala.

Karçanaj, e cila ka drejtuar për vite me radhë institucionin përgjegjës për menaxhimin e projekteve të teknologjisë dhe fondeve publike, u mor e pandehur dhe u vendos në arrest shtëpie së bashku me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi.

Në të njëjtën çështje, tre biznesmenë – Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta – janë lënë në masën e sigurisë “ndalim i largimit nga vendi”.

Sipas hetimeve, Karçanaj akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në dosje përmenden edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ky i fundit i lidhur me kompaninë Soft & Solution, e cila rezulton të ketë përfituar miliona euro nga prokurimet publike.

Ndaj ish-drejtoreshës rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të tij. Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të përcaktojë nëse masa e sigurisë ndaj saj do të ndryshojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...

“Janë mbi çdo pushtet” – Ina Zhupa akuzon Taulant Ballën për standard të dyfishtë...

0
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke e akuzuar...

“Sulmohen dy anije indiane” – India ngre shqetësime ndaj Iranit për incidentin në Ngushticën...

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka njoftuar se dy anije me flamur indian, të cilat transportonin naftë bruto, janë sulmuar gjatë kalimit...