19.5 C
Tiranë
Sunday, April 19, 2026
spot_img

Dosja e Vlorës/ ‘Kujdes mos dil fare’ – zbardhen bisedat mes Hajrullës dhe Matodashajt për lëvizjet e rivalëve

Në dosjen hetimore zbardhen komunikime të drejtpërdrejta mes Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, ku diskutohet për vendndodhje personash të dyshuar si pjesë e grupeve rivale në Vlorë.

Sipas materialeve të dosjes, palët shkëmbejnë mesazhe për lëvizjet e “Doqes”, “Cipuas” dhe “Gecos”, ndërsa në komunikim shfaqet edhe një klimë tensioni dhe paralajmërimesh për rrezik të menjëhershëm.

Në një nga mesazhet e publikuara në dosje thuhet:

“Hic vlla ktu… n hotel… kujdes mos dil fare vlla… jan gati ata rop*irat per dem…”

Ndërsa në një tjetër pjesë të bisedës mes tyre shkëmbehen informacione për identifikimin e personave dhe vendndodhjet e tyre:

“E ke perball me Landin e frenave… trazballkanike vlla…”

“Ai gecua e ka pas shpin… te pallat, kati 5… do pyesh njeher kokuq…”

Sipas dosjes, Hajrulla kërkon gjithashtu informacion për “Geco”-n, duke i kërkuar Matodashajt të sigurojë të dhëna për vendndodhjen e tij:

“Ate gecon shiko…”

Nga ana tjetër, në komunikime shfaqen edhe paralajmërime për rrezik dhe lëvizje të mundshme të palës tjetër:

“Jan gati ata… per dem…”

Hetimet e cituara në dosje e lidhin këtë komunikim me një periudhë përplasjesh mes grupeve kriminale në Vlorë, ku në qendër të konfliktit dyshohet të kenë qenë persona të identifikuar me nofka dhe rrjete të ndryshme shoqërore.

Në dosje përmendet edhe ekzekutimi i Gentjan Qarr-it më 6 shkurt 2021 në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, i cili sipas hetimeve u qëllua me breshëri armësh dhe ndërroi jetë në spital.

Autoritetet po vijojnë analizimin e komunikimeve për të zbardhur rolin e secilit person dhe lidhjet mes tyre në ngjarjet kriminale të asaj periudhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...

“Janë mbi çdo pushtet” – Ina Zhupa akuzon Taulant Ballën për standard të dyfishtë...

0
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke e akuzuar...

“Sulmohen dy anije indiane” – India ngre shqetësime ndaj Iranit për incidentin në Ngushticën...

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka njoftuar se dy anije me flamur indian, të cilat transportonin naftë bruto, janë sulmuar gjatë kalimit...