Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Marjan të Maliqit, ku një mësues ka humbur jetën papritur pas përfundimit të procesit mësimor.
Viktima, me iniciale A.B., me origjinë nga rrethi i Devollit, ishte i angazhuar në një shkollë të zonës. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur i pajetë në rrugë, teksa po drejtohej drejt automjetit të tij.
Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një arrest i papritur kardiak, megjithatë pritet konfirmimi zyrtar pas verifikimeve mjeko-ligjore.
Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira të zonës, transportimi i trupit drejt morgut të spitalit të Korçës pritet të realizohet pas disa orësh.
Policia ka nisur procedurat për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.






