30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Efektivi i “Shqiponjave” në Fier dërgohet në gjyq/ Tre akuza të rënda ndaj 30-vjeçarit shfrytëzoi të miturin për të shitur drogë

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim efektivin e forcave “Shqiponja”, Brian Dëma, i akuzuar për përfshirje në aktivitet kriminal, përfshirë trafik droge dhe shfrytëzim të një të mituri.

Sipas dosjes hetimore, 30-vjeçari, banues në lagjen “1 Maj”, u arrestua në vitin 2024, por është hetuar në gjendje të lirë dhe ka vijuar detyrën si punonjës policie gjatë kësaj kohe.

Prokuroria bën me dije se ndaj tij rëndojnë tre akuza: prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, shpërdorim detyre dhe shtytje e të miturit në krim.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi ka rekrutuar një 17-vjeçar, fillimisht për të marrë informacione në funksion të detyrës, por më pas e ka përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas organit të akuzës, i mituri ishte përdorues droge dhe vinte nga një familje me vështirësi ekonomike, situatë që dyshohet se është shfrytëzuar nga i pandehuri.

Megjithëse gjatë kontrolleve në banesat e tij dhe të familjarëve nuk u gjetën lëndë narkotike, hetimi i mëtejshëm proaktiv ka arritur të sigurojë prova që, sipas prokurorisë, implikojnë drejtpërdrejt efektivin në aktivitetin e paligjshëm.

Autoritetet theksojnë se veprimet e tij kanë cenuar rëndë interesat e shtetit, rendin publik dhe sigurinë e të miturit, duke kërkuar mbajtjen e tij përgjegjës para drejtësisë.

Çështja tashmë i kalon gjykatës, e cila pritet të shqyrtojë provat dhe të japë vendimin përfundimtar mbi këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...