25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Itali/ Zbulohet garazhi i drogës në Sarnico, sekuestrohen 110 kg kokainë dhe arrestohet një shqiptar

Autoritetet italiane kanë goditur një rast të rëndë trafiku droge në zonën e Sarnico, ku është zbuluar një garazh i përdorur si depo për lëndë narkotike.

Operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza e Brescia-s, duke çuar në sekuestrimin e rreth 110 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e një 22-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Grumello del Monte.

Sipas hetuesve, lënda narkotike ishte e paketuar në blloqe njëkilogramëshe dhe dyshohet se garazhi shërbente si pikë magazinimi për shpërndarjen e drogës në treg.

Operacioni u krye nga njësitë e specializuara GOE dhe GICO, të Guardia di Finanza-s, të cilat veprojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Autoritetet vlerësojnë se sasia e sekuestruar ka një vlerë mbi 4 milionë euro në tregun me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë mund të arrinte deri në rreth 10 milionë euro.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve të banorëve të zonës, të cilët kishin vënë re lëvizje të dyshimta pranë garazhit. Pas vëzhgimeve dhe verifikimeve, autoritetet ndërhynë duke zbuluar drogën dhe duke finalizuar arrestimin.

Hetimet vijojnë për të identifikuar nëse rasti lidhet me një rrjet më të gjerë ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...