25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Konjufca në Antalia: “Siguria kushti i parë për stabilitet dhe zhvillim”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se siguria mbetet parakushti kryesor për çdo proces politik dhe ekonomik, duke theksuar se pa të “asgjë nuk mund të ecë përpara”.

Ai i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në Forumi Diplomatik i Antalias në Turqi, në një panel të dedikuar për Ballkanin Perëndimor.

“Kur kërcënohet siguria, asgjë tjetër nuk mund të lëvizë përpara. Gjithçka tjetër mbetet peng i saj. Siguria është shkalla e parë e stabilitetit dhe prosperitetit”, u shpreh Konjufca.

Ai iu referua gjithashtu zhvillimeve pas fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, duke e cilësuar atë si një pikë kthese për sigurinë në Evropë dhe rajon.

Sipas tij, ndikimi i konfliktit në Ukrainë është reflektuar edhe në Ballkanin Perëndimor, ku ai tha se janë vërejtur tensione të shtuara dhe rreziqe të natyrës hibride.

Konjufca shtoi se zhvillimet globale duhet parë në një kontekst të gjerë gjeopolitik, duke theksuar se stabiliteti në rajon është i lidhur ngushtë me sigurinë evropiane në tërësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...