35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Lajm i rremë dhe panik i qëllimshëm” – avokati i Flamur Golemi reagon për akuzat me HIV/AIDS

Avokati Arben Llangozi ka reaguar publikisht lidhur me akuzat për infektim me HIV/AIDS në Bashkinë e Gjirokastër, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe me prapavijë politike.

Në një intervistë për “Breaking”, Llangozi u shpreh se e gjithë situata ka nisur nga publikimi i një lajmi nga një qytetar, i cili më pas, sipas tij, është keqpërdorur nga eksponentë politikë për të goditur kryebashkiakun.

Sipas avokatit, Flamur Golemi ka kryer analizat më 20 dhjetor 2025 në një klinikë në Janinë, pas shqetësimeve shëndetësore, dhe rezultati ka qenë negativ. Ai theksoi se dokumenti i publikuar është autentik, edhe pse pa vulë dhe firmë, pasi kjo, sipas tij, është praktikë e institucioneve mjekësore në Greqi.

“Ky nuk është vetëm një rast shpifjeje, por një lajm që ka shkaktuar panik në të gjithë qytetin. Qytetarët janë trembur dhe madje kanë kërkuar shërbime mjekësore jashtë,” u shpreh Llangozi.

Ai shtoi se kryebashkiaku është i gatshëm për çdo verifikim shtesë dhe madje ka kërkuar që të identifikohen edhe personat e përmendur në lajme, për t’iu nënshtruar analizave përkatëse.

Avokati ngriti gjithashtu shqetësimin për diskriminim dhe përhapje paniku, duke theksuar se edhe nëse një rast i tillë do të ishte i vërtetë, askush nuk duhet të paragjykohet për gjendjen shëndetësore.

Sipas tij, rasti kërkon hetim të plotë për të zbuluar burimin e informacionit dhe për të identifikuar personat që kanë përhapur lajmin, ndërsa nënvizoi se kryebashkiaku aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i hapur për transparencë të plotë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...