18.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

Operacioni “Mesnata” në Durrës, në pranga 32-vjeçari lëvizte me armë zjarri

Policia e Durrës ka finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar që qarkullonte i armatosur në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, në kuadër të kontrolleve për goditjen e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve, ndaluan në lagjen nr. 18 një automjet me drejtues shtetasin me inicialet E. K..

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në banesë iu sekuestrua edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Studim: Lëngu i panxharit mund të ndikojë pozitivisht në bakteret orale dhe shëndetin e...

0
Gjetjet e një studimi të fundit sugjerojnë se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë në përmirësimin e përbërjes së baktereve në gojë,...

Festa e ‘Big Brother VIP 5’ – Sara Hoxha vlerëson Ledion Liçon: ‘Fituesi i...

0
Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, drejtuesja e projektit, Sara Hoxha, ka falënderuar stafin, bashkëpunëtorët dhe...

Largohet Klod Dedja nga gara – fermeri humb përballjen me Blerinën dhe Malborën pas...

0
Klod Dedja është larguar mbrëmjen e sotme nga gara, pas një nominimi ku ishte në përballje me Blerinën dhe Malborën. Eliminimi i tij erdhi...

Ghost Call” në Tiranë: 10 të arrestuar në skemën e mashtrimit, në qendër të...

0
Në kuadër të operacionit të gjerë ndërkombëtar të koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me...

Partia Progressive Bulgaria del e para në zgjedhjet parlamentare – 44.7% e votave sipas...

0
Partia Progressive Bulgaria, e lidhur me ish-presidentin pro-rus të Bullgarisë, Rumen Radev, ka dalë në krye të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura së fundmi, sipas...