18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Operacioni “Faza e parë” në Librazhd, zbulohet parcelë me kanabis në pyll – dy të arrestuar

Një parcelë e hapur rishtazi në një zonë pyjore është zbuluar nga policia në Librazhd, ku kultivoheshin fidanë kanabisi, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.

Operacioni i koduar “Faza e parë” u zhvillua në fshatin Xhyrë, pas një hetimi proaktiv të ndërmarrë nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë.

Sipas burimeve zyrtare, në zonën e pyllëzuar ishin ngritur platforma polistiroli ku kultivoheshin fidanë të lëndës narkotike. Gjatë ndërhyrjes, policia asgjësoi bimët, ndërsa sekuestroi edhe një automjet dhe tre telefona celularë që dyshohet se përdoreshin nga autorët.

Në përfundim të operacionit u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në Xhyrë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...