18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Hyra në një pishinë me peshkaqenë” – dëshmia e biznesmenes në SPAK trondit tenderat e AKSHI-t

Biznesmenia shqiptaro-gjermane Migena Schroeder është shfaqur si një nga dëshmitaret kyçe në hetimet e SPAK, në një çështje që lidhet me procedura të dyshuara tenderimi në AKSHI.

Sipas dëshmisë së saj të dhënë në SPAK, Schroeder ka treguar se kompania e saj është përfshirë në projekte të AKSHI-t pas kontakteve me drejtues të institucionit, përfshirë drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtorin Daniel Shima. Ajo pretendon se një nga projektet kryesore, “Smartlab2”, ishte praktikisht i paracaktuar për një kompani tjetër, Albascan.

Në rrëfimin e saj, biznesmenia thotë se është orientuar të bashkëpunojë me përfaqësues të “Albascan”, ndërsa më pas kompanitë kanë hyrë si bashkim operatorësh ekonomikë në një procedurë që më vonë është shpallur fituese për këtë konsorcium.

Schroeder ka deklaruar gjithashtu se gjatë procesit ka hasur presione dhe paralajmërime për të mos kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të projekteve. Në një prej episodeve të përmendura, ajo citon një shprehje të përdorur nga një biznesmen tjetër, ku i është thënë se kishte “hyrë në një pishinë me peshkaqenë”.

Në dëshmi, ajo ka folur edhe për kontakte me biznesmenin Ermal Beqiri dhe për mënyrën se si, sipas saj, janë ndarë pagesa dhe kontrata shërbimi në kuadër të projekteve të realizuara.

Po ashtu, ajo ka pretenduar se gjatë një tenderi tjetër ka konstatuar paracaktim të kritereve dhe favorizim të kompanive të caktuara, ndërsa ka shtuar se pas kundërshtimeve është përballur me presione për t’u tërhequr nga procedurat.

Dëshmia e saj përfshin edhe pretendime mbi ekzistencën e një strukture bashkëpunimi mes disa subjekteve private dhe institucioneve publike, që sipas saj kanë ndikuar në mënyrën e zhvillimit të disa tenderave.

Hetimet e SPAK vijojnë për të verifikuar deklarimet dhe për të zbardhur plotësisht procedurat e dyshuara të prokurimit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...