30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj: humb jetën 30-vjeçari, plagoset vëllai i autorit të dyshuar

Endri Goxhaj, 30 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Memaliaj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se pas një konflikti, shtetasi me iniciale D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Gjatë incidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario Nela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...