Një episod dhune është regjistruar në zonën e Lungomare, Vlorë, ku një person është goditur me sende të forta në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.






