25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Një person i armatosur tentoi të kalonte kontrollin” – Donald Trump jep detaje për incidentin në darkën e Korrespondentëve

Donald Trump ka dhënë detaje të reja mbi incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj një eventi kushtuar lirisë së fjalës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie me disa armë me vete. Sipas tij, autori u neutralizua nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët ai i cilësoi si “shumë të guximshëm”.

“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se gjatë ndërhyrjes një agjent u plagos, por shpëtoi falë jelekut antiplumb, ndërsa i dyshuari ndodhet tashmë në paraburgim. Trump e përshkroi atë si “një person shumë i sëmurë”, duke theksuar se kishte lëvizur me shpejtësi para ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Sipas tij, hetimet janë shtrirë edhe në Kaliforni, ku autoritetet kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit për prova shtesë. Presidenti konfirmoi se vetë nuk është lënduar dhe se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër, duke shtuar se situata ka qenë traumatike edhe për Zonjën e Parë, Melania Trump.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...