25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Skandal në Serie A? Kreu i arbitrave nën hetim dhe largohet nga detyra, favorizonte ndeshjet e Interit

Kreu i sistemit të arbitrimit në futbollin italian, Gianluca Rocchi, është vënë nën hetim për tre çështje që lidhen me dyshime për ndikim në caktimin e arbitrave dhe përdorimin e sistemit VAR, ndërsa mediat italiane raportojnë se ai ka vendosur të vetë-pezullohet nga detyra.

Sipas agjencisë AGI, hetimet përfshijnë disa episode të sezonit 2024–2025 në Serie A. Rasti i parë lidhet me ndeshjen Bologna–Inter, ku dyshohet se është ndikuar përzgjedhja e arbitrit Andrea Colombo.

Akuza e dytë ka të bëjë me gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter, ku pretendohet se është ushtruar ndikim në caktimin e arbitrit Daniele Doveri për ndeshjen e kthimit.

Ndërsa rasti i tretë lidhet me sfidën Udinese–Parma, ku dyshohet ndërhyrje në sistemin VAR dhe sugjerim për rishikim të një episodi që solli akordimin e një penalltie.

Hetimet janë në vijim dhe pritet të hedhin dritë mbi rolin e Rocchit në këto vendimmarrje, ndërsa rasti ka ngritur debat të gjerë për transparencën dhe besueshmërinë e arbitrimit në futbollin italian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...