Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mitrovicë, ku një foshnje ka rënë në Liqenin Akumulues, por është shpëtuar në kohë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas komandantit të zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, rasti është raportuar rreth orës 15:40 dhe ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të shpëtimit, foshnja është nxjerrë nga uji dhe i është dhënë ndihma e parë në vend, duke shmangur një tragjedi të mundshme.






