26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘E rritëm me sakrifica’ – Familja e Endri Goxhajt kërkon drejtësi pas vrasjes në Memaliaj

Familjarët e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i vrarë pak ditë më parë në Memaliaj, kanë rrëfyer dhimbjen e thellë dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Babai i tij, Astrit Goxhaj, i cili është invalid, ka treguar përpjekjet e shumta që ka bërë për të rritur të birin, duke punuar në kushte të vështira për t’i siguruar një të ardhme më të mirë. “Gjithçka e bëra për të, tani gjithçka u shemb,” është shprehur ai mes dhimbjes.

Edhe nëna e viktimës ka kërkuar drejtësi, duke deklaruar se djali i saj dyshohet se ndiqej prej kohësh dhe se autorët e kanë pasur nën vëzhgim para se të kryhej krimi. Ajo apelon që përgjegjësit të përballen me ligjin dhe të marrin dënimin e merituar.

Familja kërkon që hetimet të thellohen dhe ngjarja të mos mbetet e pazbardhur, ndërsa thekson se vetëm drejtësia mund t’u japë sadopak qetësi në këtë humbje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...