Ylli botëror i muzikës, Drake, ka befasuar fansat me paraqitjen e tij të fundit, ku një detaj në veshje ka marrë gjithë vëmendjen.
Reperi dhe këngëtari i njohur është shfaqur me një bluzë me mbishkrimin “Zemër”, një element i pazakontë që ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale mes ndjekësve të tij.
Fansat e artistit kanë komentuar gjerësisht zgjedhjen e tij stilistike, duke e kthyer detajin në një nga momentet më të përfolura të paraqitjeve të fundit të Drake.






