25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

‘Mos përfshi fëmijët!’ – debat i ashpër në Ferma VIP, Sara shpërthen në lot

Një përplasje e fortë është regjistruar mes konkurrenteve në Ferma VIP, ku debati mes Mozës dhe Sarës ka kaluar në tone të ashpra dhe ka përfshirë edhe familjarët.

Gjatë punëve në fermë, Moza i është drejtuar Sarës me fjalët: “Ik në kopsht bashkë me fëmijët e tu”, një deklaratë që ka prekur rëndë këtë të fundit, e cila më pas ka shpërthyer në lot.

Sara e ka akuzuar Mozën për sjellje manipuluese, ndërsa ka theksuar se është ofenduar edhe me terma të tjerë. Nga ana tjetër, Moza është mbrojtur duke thënë se nuk ka pasur si qëllim të përfshijë fëmijët, por vetëm të theksojë, sipas saj, një sjellje “fëminore”.

Në debat kanë ndërhyrë edhe konkurrentë të tjerë, mes tyre Ermali dhe Einxhel, të cilët kanë kritikuar përfshirjen e fëmijëve në diskutim, duke e cilësuar si të papërshtatshme.

“Kur një nëne i preken fëmijët, situata bëhet më e rëndë”, është shprehur Ermali, ndërsa Einxhel ka theksuar se përmendja e tyre është veçanërisht e ndjeshme për një nënë që ndodhet larg tyre.

Debati ka vijuar me tone të tensionuara, ndërsa Sara ka reaguar sërish: “As mos i përshëndet fare! Boll se le nam.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...