33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Lëviznin me 3 armë zjarri në makinë, Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka arrestuar 2 persona me precedentë penale.

Dy persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Shënjestra” nga policia e Durrësit

U arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” si dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

 

Njoftimi Policië

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënjestra”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës, për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Durrës, mirëorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënjestra”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alban Mançja, 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Alban Mançja dhe pasagjer shtetasin Eldi Zahiri Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...