26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa, ndalohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë

Policia e Durrësit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”.

Policia arriti të godiste një bandë prej tre personash që kryenin vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Gjatë aksionit, është arrestuar shtetasi Edmond Neza, si dhe janë shpallur në kërkim e shtetasve Edmond Neza dhe Kreshnin Shira, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë[o

Vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa, ndalohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Mesanata”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi H. H., 33 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 06.08.2021, në Rrashbull, Durrës, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Gjatë vitit 2021, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.

Gjatë vitit 2020, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Toyota”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...