Janë bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe të vendit, duke prekur kryesisht drejtoritë e kufirit dhe një komisariat në Tiranë.
Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtuesi i mëparshëm është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit. Në Shkodër, Agim Basha nga Akademia e Sigurisë është caktuar Drejtor i Kufirit.
Ndryshime janë bërë edhe në Durrës, ku Altin Lila është emëruar Drejtor i Kufirit, ndërsa Ermal Lila është transferuar si specialist në strukturat e Policisë së Shtetit. Po ashtu, Alfred Cenaj është caktuar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve në disa struktura drejtuese të policisë në vend.






