26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Transaksioni” në Fier dhe Lushnjë – 3 të arrestuar, shuma të mëdha parash të sekuestruara nga këmbimi valutor i paligjshëm

Tre shtetas janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor në Fier dhe Lushnjë, pa licencën përkatëse nga autoritetet kompetente.

Operacioni i koduar “Transaksioni” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas kontrolleve dhe verifikimeve në terren.

Në pranga ranë shtetasit R. K., 64 vjeç, E. Sh., 67 vjeç dhe A. I., 57 vjeç, të tre banues në Lushnjë dhe Fier.

Gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesa, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme: 4.2 milionë lekë, 17.300 euro, 1.400 paund, 300 dollarë, 200 franga dhe 2.500 korona, si dhe 5 celularë që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, është proceduar në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër, E. K., 67 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një shumë e vogël parash e dyshuar si e përfituar nga këmbimi i kundërligjshëm.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...