22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Spiropali po artikulohet me kujdes” – Bledian Koka: Ka sinjale për zhvillime të reja që mund të tronditin PS

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar deklaratat e fundit të Elisa Spiropalit dhe dinamikat brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si të mirëstrukturuara dhe të menduara politikisht.

Sipas Kokës, mënyra e artikulimit të Spiropalit nuk është e rastësishme, por e kalkuluar, ndërsa sfida e saj ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas tij, mbart disa të panjohura politike.

“Mënyra se si Spiropali po artikulon është shumë e mirëmenduar dhe e mirëstrukturuar. Sfida që i bëri Ramës ka shumë të panjohura”, u shpreh Koka.

Ai shtoi më tej se, sipas tij, Spiropali mund të ketë informacion mbi zhvillime të reja që po vijnë dhe që mund të ndikojnë në ekuilibrat brenda Partisë Socialiste.

“Kam përshtypjen se Spiropali ka informacion për një gjë të re që po vjen dhe që mund të shkundë partinë”, deklaroi gazetari.

Duke komentuar edhe çështjen e pasuesit të kryeministrit Rama në krye të PS-së, Koka tha se ai nuk projekton pasardhës politikë.

“Rama nuk projekton pasues, kush është projektuar si pasues i tij ka përfunduar në burgun e Durrësit. Spiropali nuk është projektuar si pasuese”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...