14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Dosja e SKY ECC: Vëllezërit Pepa planifikuan pengmarrje pas ‘zhdukjes’ së 4 milionë eurove në bankë

Detaje të reja nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij zbardhin skema të dyshuara financiare dhe komunikime të brendshme që përfshijnë miliona euro dhe plane për rrëmbim personash.

Sipas materialeve hetimore, grupi dyshohet se gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020 ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Një nga episodet më të rënda të dosjes lidhet me humbjen e një shume të konsiderueshme parash, rreth 4 milionë euro, të depozituara në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Vëllezërit Pepa akuzojnë noteren R. K. se ka bashkëpunuar në “zhdukjen” e këtyre fondeve, duke pretenduar se ajo ka shërbyer si ndërmjetëse në transaksionet e tyre.

Nga komunikimet e përgjuara në aplikacionin Sky ECC, sipas dosjes, Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Urim Pepa diskutojnë edhe skenarë ekstremë, përfshirë marrjen peng të administratorëve të bankës.

“Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë”, thuhet në një nga bisedat e përmendura në materialet hetimore, ku përmendet gjithashtu organizimi i një veprimi të tillë për shkak të mosqartësisë mbi fatin e parave.

Hetuesit dyshojnë se noterja R. K. është përdorur si mbulesë për lëvizjen e parave të dyshuara si të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës, ndërsa fondet më pas kanë humbur gjurmët e destinacionit të tyre.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa autoritetet po analizojnë lidhjet financiare dhe komunikimet e grupit në kuadër të një prej dosjeve më të mëdha të krimit të organizuar të zbuluara përmes SKY ECC.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...