26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë për kanosje ndaj efektivit të policisë

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme bëjnë me dije se Mujeci, i cili më herët kishte edhe një ngarkesë penale për dhunë në familje, ka kërcënuar një punonjës të Policisë së Lezhës. Efektivi i policisë, emri i të cilit nuk e bën publik për arsye etike, rezulton se është takuar në rrugë, në afërsi të banesës së Kreshnik Mujecit në lagjen që mban emrin e tij, dhe ka biseduar në lidhje me referimin që efektivi kishte bërë për dhunën në familje.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, pas shoqërimit në polici, Kreshnik Mujeci ka deklaruar se nuk e ka kërcënuar efektivin e policisë, duke mbajtur qëndrim mohues. Pavarësisht deklaratës së tij, Policia e Lezhës vendosi ta procedojë në gjendje të lirë për kanosje dhe ia referoi dosjen Prokurorisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...