25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat janë mbuluar me bojë të zezë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë dëmtimin e sinjalistikës, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësim te banorët e zonës, ku jeton edhe komuniteti i minoritetit grek. Sipas tyre, ky është një akt që cenon bashkëjetesën dhe respektin mes komuniteteve.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastër ka reaguar duke bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar për këtë ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve.

Autoritetet pritet të marrin masa si për rikthimin e sinjalistikës së dëmtuar, ashtu edhe për garantimin e rendit dhe harmonisë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...