9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat janë mbuluar me bojë të zezë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë dëmtimin e sinjalistikës, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësim te banorët e zonës, ku jeton edhe komuniteti i minoritetit grek. Sipas tyre, ky është një akt që cenon bashkëjetesën dhe respektin mes komuniteteve.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastër ka reaguar duke bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar për këtë ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve.

Autoritetet pritet të marrin masa si për rikthimin e sinjalistikës së dëmtuar, ashtu edhe për garantimin e rendit dhe harmonisë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...

‘Ata vranë burrin tim’/ Shqiptarja shpërthen pas ekzekutimit në SHBA: vuajti nga injeksioni vdekjeprurës

0
Tiana Krasniqi, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, James Broadnax. 37-vjeçari u ekzekutua...