25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Pastronte dhjetëra milionë euro”/ Gjykata e Tiranës sekuestron “EURO BETON 2005”, nën hetim për mashtrim dhe pastrim parash

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin si aset kriminal të kompanisë “EURO BETON 2005” sh.p.k., e dyshuar për përfshirje në pastrim parash, mashtrim dhe fshehje të të ardhurave. Vendimi është marrë më 24 prill 2026, pas një hetimi disamujor mbi aktivitetin e saj.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, kompania dyshohet të ketë qenë pjesë e një skeme të strukturuar kriminale, përmes së cilës janë pastruar dhjetëra milionë euro dhe janë kryer veprime të përsëritura mashtrimi dhe evazioni fiskal. Hetimi është nisur pas sinjalizimeve nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në dosje përmenden si të lidhur me kompaninë shtetasit italianë Pietro Telesca dhe Giovanni Battista Telesca, si dhe ortakët shqiptarë Arjan Ormenaj dhe Bujar Gazheli. Ky i fundit rezulton i përfshirë edhe në aktivitete të tjera biznesi, përfshirë sektorin e shëndetësisë.

Sipas të dhënave hetimore, Giovanni Battista Telesca dyshohet se ka mashtruar biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, ndërsa konsiderohet një nga figurat kyçe në lidhjen e rrjeteve kriminale me sektorin e ndërtimit për pastrimin e parave.

Ndërkohë, Arjan Ormenaj përmendet si administrator i disa kompanive që dyshohet se kanë qarkulluar shuma të mëdha parash me burim të dyshimtë, përfshirë edhe subjekte që më herët lidhen me individë të hetuar për krim të organizuar. Në hetime përmendet edhe emri i Arben Lamçja, i cili rezulton i lidhur me aktivitete kriminale dhe kompani që më pas kanë kaluar në administrim të Ormenajt.

Sipas dosjes, këto kompani dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhura nga veprimtari kriminale si trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera të rënda.

Megjithatë, pavarësisht natyrës së dyshuar të aktivitetit dhe përmasave financiare, çështja nuk është kaluar për kompetencë në SPAK, ndërsa deri më tani nuk raportohet për masa arresti ndaj personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e dyshuar kriminal dhe për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...