22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Rydox treg i nëndheshëm online”/ SPAK zbardh skemën e mashtrimit kompjuterik: “Mujm bojm najsen… spo di” – bisedat mes të dyshuarve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe partnerët ndërkombëtarë, ka zbardhur detaje nga hetimi mbi platformën e paligjshme online “Rydox”, e konsideruar si një “treg i nëndheshëm” për shitjen e të dhënave personale dhe mjeteve për krim kibernetik.

Sipas dosjes hetimore, autoritetet amerikane, përmes FBI, kishin nisur hetimet që në nëntor të vitit 2022, duke identifikuar aktivitetin e paligjshëm të platformës, e cila kishte qenë aktive që prej vitit 2016. Edhe pse për një periudhë në vitin 2020 u mbyll, “Rydox” u rihap sërish në shtator të po atij viti.

Platforma reklamonte aktivitetin e saj në forume kriminale si RaidForums dhe ofronte për shitje lista spam-i, kredenciale hyrjeje në llogari të ndryshme (email, e-commerce, rrjete takimesh), si dhe udhëzues për përdorimin e tyre. Sipas SPAK, përdoruesit kryesorë të kësaj platforme ishin aktorë të krimit kibernetik që blinin dhe shisnin të dhëna identifikuese personale (PII).

Në shkurt 2023, në bashkëpunim me autoritete të huaja, u sekuestrua një server i lidhur me domenin rydox.cc, nga ku u siguruan të dhëna për mbi 18 mijë përdorues, përfshirë emaile, transaksione virtuale dhe materiale të blera në platformë.

Nga hetimet rezulton se një nga zhvilluesit e faqes ishte shtetasi nga Kosova, Shpend Sokoli, i cili bashkëpunonte me Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Sipas SPAK, komunikimet mes tyre tregojnë qartë organizimin dhe funksionimin e platformës.

Në një nga bisedat e zbardhura, njëri prej tyre shprehet:
“qysh muna me bo psh ni update… me i marr qdo her fresh userat qe e kan reseller 1”, ndërsa përgjigjja është: “Mujm bojm najsen… spo di”.

Në komunikime të tjera, përmenden edhe çështje teknike për serverat dhe domenet:
“Kit domain rydox.ru ma kan suspendu, tash e bleva rydox.cc… spo di qfar nameservera me i qit…”.

Gjithashtu, evidentohet edhe përfshirja në transaksione financiare, ku diskutohet për blerje me bitcoin:
“Me bit coin 1 blerje me ma kry… dmth ti mi bon 50 eki blerje une ti heki prej cmimit te rydoxit”.

Sipas SPAK, këto komunikime dëshmojnë jo vetëm bashkëpunimin mes të dyshuarve, por edhe qëllimin për përfitime materiale nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe amerikane po thellojnë bashkëpunimin për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të krimit kibernetik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...