32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në Durrës

Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për herë të parë familjarët e autorit të ngjarjes.

Fëmijët e 57-vjeçarit Nikoll Radaçi kanë shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjen dhe kanë kërkuar falje publike ndaj familjeve të viktimave, duke e cilësuar tragjedinë si një barrë të rëndë që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.

“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur,” – shprehen ata.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se janë të vetëdijshëm që asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre, ndërsa kërkojnë mirëkuptim në një moment kaq të rëndë.

“E dimë që asnjë kërkim faljeje nuk mund të kthejë jetët e humbura. Megjithatë, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të përulemi me respekt të thellë dhe të shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë,” – vijon mesazhi i tyre.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Durrës, ku automjeti i drejtuar nga Radaçi përplasi disa fëmijë në trotuar, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për sigurinë rrugore dhe drejtimin e mjeteve në gjendje të dehur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...