32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles Kristina Joksimovic, një nga rastet më të rënda kriminale që ka tronditur opinionin publik në Zvicër vitet e fundit.

Krimi ndodhi në shkurt të vitit 2022 në Binningen, pranë Bazelit, pas një konflikti të ashpër mes çiftit për çështje që lidhen me divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe problemet financiare. Viktima, 38 vjeçe dhe nënë e dy vajzave, kishte qenë edhe finaliste e konkursit “Miss Zvicra”.

Sipas hetimeve, ajo u vra gjatë një grindjeje në banesën e tyre. Dokumentet gjyqësore theksojnë se autori ka ndërmarrë veprime të mëvonshme për të fshehur krimin, ndërsa raportet mjeko-ligjore kanë rrëzuar pretendimin e tij për vetëmbrojtje.

Hetuesit kanë vënë në dukje “mungesë empatie dhe ftohtësi” në sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes, si dhe kanë ngritur dyshime për probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja është cilësuar si një nga më tronditëset në vend, ndërsa dëshmitë e personave të afërt flasin për një marrëdhënie të tensionuar dhe episode të mëparshme dhune në çift.

Pas lajmit, ka reaguar edhe ish-Miss Zvicra, Christa Rigozzi, e cila e përshkroi viktimën si një grua “të bukur dhe zemërmirë”, duke shprehur dhimbjen për fatin e dy vajzave të saj.

Çështja mbetet në vëmendjen e drejtësisë zvicerane, ndërsa vendimi i fundit pritet të ndikojë në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...