22.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora në krahë… nuk e njoha dot”

DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një ditë pas aksidentit fatal që i mori jetën 12-vjeçarit Ena Muçaj, nëna e tij ka folur për herë të parë, duke përshkruar momentet e para pas ngjarjes së rëndë.

Në një lidhje direkte për mediat, ajo tregoi se vajza e saj ishte dëshmitare e aksidentit dhe kishte përjetuar traumë të fortë, pasi nuk arriti ta njihte menjëherë të vëllain.

“Goca e pa gjithë ngjarjen. Ishte e tmerruar… nuk e njohu vëllain,” rrëfeu ajo mes lotësh.

Nëna e 12-vjeçarit tregoi se mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe u përball me një skenë të rëndë, duke marrë të birin në krahë në përpjekje për ta ndihmuar.

“Isha aty… e mora në krahë. Nuk e njoha menjëherë. E njoha vetëm nga kraharori,” tha ajo.

Sipas saj, djali kishte qenë në proces trajtimi dhe përballej me sfida shëndetësore, por kishte besim dhe shpresë për të ardhmen.

“Më thoshte çdo ditë: ‘Do bëhem mirë me mami’,” kujtoi ajo.

Ngjarja tragjike ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë së drejtuesve të mjeteve, sidomos në zonat e banuara.

Autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit, ndërsa familja e të miturit përballet me një humbje të pazëvendësueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...