31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Mediu në procesin për Gërdecin: “Po më ngarkohen përgjegjësi që nuk janë të ministrit”

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që lidhet me tragjedinë e Gërdecit, duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për “shpërdorim detyre”.

Gjatë seancës, Mediu ka deklaruar se po përballet me një proces ku, sipas tij, i atribuohen përgjegjësi që nuk bien në kompetencën ligjore të një ministri.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe provat e paraqitura nga SPAK, duke argumentuar se vendimmarrje dhe procedura të caktuara kanë ndodhur përpara urdhrave të tij si ministër, dhe jo si pasojë e tyre.

“Sipas meje, ajo që po ndodh në këtë proces është se prokuroria po ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin për një gjë që nuk është autoritet i tij ligjor. Kjo e bën situatën absurde”, është shprehur Mediu.

Ai ka pretenduar gjithashtu se përcaktimi i zonës së Gërdecit është bërë përpara nxjerrjes së urdhrit ministror dhe se procesi i kontratave dhe lëvizjes së pajisjeve ka nisur më herët, duke përfshirë edhe verifikime nga autoritete të huaja.

Mediu ka kundërshtuar edhe akuzat që lidhen me administrimin e municioneve sipas kalibrave, duke thënë se nuk ekziston një akt normativ që t’ia ngarkojë këtë përgjegjësi ministrit të Mbrojtjes.

Sipas tij, ekspertët e prokurorisë kanë pranuar mungesën e një rregulloreje të tillë, ndërsa ai ka paraqitur dokumente që, sipas tij, tregojnë se municionet janë trajtuar në përputhje me praktikat e përdorura në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatë të tjerë.

Procesi ndaj Mediut vijon, ndërsa ai mohon çdo përgjegjësi penale në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...