11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Spanja ende pa vendim për ankorimin e kroçerës së dyshuar me hantavirus, kundërshton OBSH

Qeveria spanjolle ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë vendim për ankorimin e një kroçere që dyshohet si vatër e përhapjes së hantavirusit, duke kundërshtuar njoftimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës bëri të ditur se çdo vendim do të merret vetëm pas analizimit të të dhënave epidemiologjike që po mblidhen nga anija, duke theksuar se procesi është ende në fazë vlerësimi.

Sipas autoriteteve spanjolle, gjatë kalimit të anijes në zonën pranë Kepit të Gjelbër, do të përcaktohet edhe porti më i përshtatshëm ndërmjetës për trajtim, ndërsa deri në atë moment nuk do të merret asnjë vendim zyrtar për ankorim.

Deklarata e Madridit erdhi pasi OBSH kishte bërë të ditur më herët se Spanja kishte pranuar të presë anijen në Ishujt Kanarie, gjë që u hodh poshtë pjesërisht nga autoritetet spanjolle.

Më vonë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në anije do të dërgohet një ekip epidemiologësh për inspektim të drejtpërdrejtë. Qëllimi është vlerësimi i gjendjes shëndetësore të personave në bord, identifikimi i rasteve të reja të dyshuara dhe përcaktimi i kontakteve me rrezik të lartë.

Ky proces do të shërbejë si bazë për vendimmarrjen mbi trajtimin mjekësor, riatdhesimin e pasagjerëve dhe përcaktimin e itinerarit të mëtejshëm të kroçerës.

Zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Elma Saiz, tha se institucionet janë të përgatitura për çdo skenar, përfshirë trajtimin dhe dezinfektimin e mundshëm të anijes, nëse kjo do të rekomandohet nga OBSH, por pa konfirmuar nëse ajo do të ankorohet në territorin spanjoll.

Ndërkohë, presidenti rajonal i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, u shpreh se anija duhet të trajtohet aty ku ndodhet aktualisht ose të drejtohet drejt Holandës, pasi mban flamurin holandez, duke theksuar shqetësimet për menaxhimin e situatës dhe mungesën e informacionit të plotë mbi virusin.

Sipas të dhënave të OBSH, deri më tani janë raportuar shtatë raste të lidhura me këtë situatë, prej të cilave dy janë të konfirmuara dhe pesë të dyshuara. Tre persona kanë humbur jetën, përfshirë një çift holandez rreth të 70-ave dhe një pasagjer gjerman.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...