26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shoferi i minibusit me 13 nxënës në gjendje të dehur, ndalohet nga policia në Elbasan

Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe shoqëruar një 53-vjeçar, i cili dyshohet se po transportonte 13 nxënës nën ndikimin e alkoolit me një mjet tip “Benz Sprinter”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Sazan Jashar Gjolena, banues në Gjolene, është ndaluar pas një telefonate të bërë nga një qytetar në sallën operative të Cërrikut, i cili ka ngritur shqetësimin për sjelljen e dyshimtë të drejtuesit të mjetit.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Postës Belsh kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin në aksin rrugor Belsh–Gjolene.

Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv në dy matje, përkatësisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l, duke konfirmuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur gjatë transportit të nxënësve.

Shoferi është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa ndaj tij pritet të merren masat ligjore përkatëse.

Ndërkohë, policia ka garantuar transportin e sigurt të nxënësve drejt destinacionit me një mjet tjetër të transportit publik, duke shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...