26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në Durrës

Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij përpara hetuesve, ai ka përshkruar momentet para përplasjes dhe rrethanat që, sipas tij, çuan në ngjarjen e rëndë.

Sipas Radaçit, gjithçka ka ndodhur pasi një automjet ka dalë papritur nga një rrugicë lagjeje, duke e detyruar atë të devijojë drejt trotuarit.

“Papritur nga një rrugicë doli një automjet, unë devijova për ta shmangur dhe përfundova mbi trotuar,” ka deklaruar ai, duke shtuar se nuk ka arritur të ndalojë mjetin dhe ka vijuar disa metra përpara.

Ai thotë se menjëherë pas ngjarjes ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmë në një dyqan pranë vendit të aksidentit, ku u ka kërkuar punonjësve të njoftojnë policinë. Më pas ka pritur në vend deri në mbërritjen e uniformave blu, të cilat e shoqëruan në komisariat.

Në deklarimet e tij, Radaçi ka mohuar të ketë pasur qëllim largimi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka deklaruar se nuk mban mend detaje të sakta për automjetin tjetër apo për fëmijët e përfshirë në aksident.

Ai ka pranuar gjithashtu se kishte konsumuar alkool para drejtimit të mjetit, duke thënë se kishte pirë një birrë në mëngjes.

Sipas të dhënave hetimore, 57-vjeçari akuzohet për “largim nga vendi i aksidentit” dhe “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radaçi është me origjinë nga Mirdita dhe banues në Durrës, me arsim 7-vjeçar, sipas dokumenteve zyrtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...