11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas tragjedisë në Durrës

Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Në një intervistë televizive, babai i 8-vjeçarit të plagosur ka rrëfyer gjendjen e rënduar shëndetësore të të birit dhe momentet pas ngjarjes.

Ai tha se fëmija fillimisht ka qenë i vetëdijshëm dhe ka komunikuar, por ka kërkuar vazhdimisht të dijë për shokët e tij të përfshirë në aksident.

“Djali komunikonte, por kërkonte shokët… vetëm për ta pyeste,” u shpreh ai, duke shtuar se i mituri është transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas tij, një fëmijë tjetër që ndodhej me ta në momentin e aksidentit ka shpëtuar pa dëmtime serioze, pasi ndodhej në anë të rrugës në momentin e përplasjes.

Babai tregoi gjithashtu se djali ka pësuar dëmtime të shumta, përfshirë fraktura në legen dhe në këmbë, si dhe lëndime në mushkëri, duke u cilësuar nga mjekët si një rast i rënduar.

“E nxorën nga reanimacioni dhe tani është në dhomë të veçantë, por gjendja mbetet e rëndë,” tha ai.

Ai shtoi se i mituri nuk mbante mend detaje të plota të ngjarjes, përveç faktit se, sipas tij, “makina po vinte shumë shpejt”.

Ngjarja vijon të jetë nën hetim, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurit mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...

Shoferi i minibusit me 13 nxënës në gjendje të dehur, ndalohet nga policia në...

0
Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe shoqëruar një 53-vjeçar, i cili dyshohet se po transportonte 13 nxënës nën ndikimin e alkoolit me një mjet...