25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“‘Albin Kurti do të jetë i vdekur’”/ Kërcënimi i fortë nga “Severna Brigada”, reagon kryeministri: Janë terroristë, s’kanë vend në Kosovë

Një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është publikuar dje nga grupi i njohur si Severna Brigada, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe klimën politike në vend.

Në mesazhin e bërë publik nga grupi në fjalë thuhej: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, deklaratë që konsiderohet si një përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Severna Brigada është përmendur edhe më herët në lidhje me incidente dhe kërcënime me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë kërcënim reagoi vetë Albin Kurti, i cili deklaroi se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe kujtoi se institucionet e kanë shpallur atë organizatë terroriste që në vitin 2023.

“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, u shpreh Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...