25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“‘Nuk do doja ta mendoja ndarjen’”/ Brikena flet për romancën me Mateon: Kam marrë shumë oferta pas Big Brother

Brikena Selmani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në Goca dhe Gra, ku foli për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, raportin me publikun dhe historinë e dashurisë me Mateon.

Ish-banorja u shpreh se i ka ardhur keq që u eliminua para Rogerit, pasi besonte se do të shkonte më larg në garë.

“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha Brikena Selmani.

Ajo foli edhe për paragjykimet që mund të ketë marrë për shkak të pamjes dhe mënyrës së të veshurit, duke theksuar se ka dashur të tregojë karakterin e saj të vërtetë.

“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh. Unë kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, u shpreh ajo.

Në intervistë, Brikena ndau edhe detaje nga marrëdhënia me Mateo, duke lënë të kuptohet se romanca mes tyre po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së famshme.

“Kur vij në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi. Nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, deklaroi ajo.

Në fund, Brikena Selmani zbuloi se pas daljes nga formati ka marrë oferta të shumta, duke lënë të hapur mundësinë e një projekti televiziv në të ardhmen.

“Kam pasur shumë oferta pas Big… ndoshta mund të më shihni në televizion”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...