30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Dyert e integrimit po i mbyll dyshja Rama-Balluku”/ Berisha: Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorës janë afera vjedhjeje

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të hënë fjalimin e radhës në foltoren para Kryeministrisë, ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar përgjegjës për korrupsion dhe bllokimin e integrimit europian të vendit.

Në fjalën e tij para mbështetësve demokratë, Berisha deklaroi se “dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbyllen nga dyshja Rama-Balluku”, ndërsa akuzoi qeverinë për vjedhje me projektet infrastrukturore, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës.

“Tuneli i Llogarasë janë vjedhur 90 milionë euro, aeroporti i Vlorës për të vjedhur sa më shumë do ta shpallnin aeroportin më të madh të Ballkanit. Të pafytyrë si këto nuk ka parë toka”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se kostot e rrugëve në Shqipëri janë shumëfish më të larta se në vendet e rajonit, duke bërë krahasim me Greqinë.

“Në një kohë kur këtë vit Greqia po ndërton përtej Kakavijës autostradë me 4 milionë euro kilometri, këtu kilometri ndërtohet me 20 milionë euro”, u shpreh kreu demokrat.

Berisha sulmoi edhe mënyrën si po trajtohet ish-presidenti Ilir Meta në proceset gjyqësore, duke e cilësuar të papranueshme paraqitjen e tij “në kafaz” gjatë seancave.

“Nuk pajtohemi me një narkodiktator që sjell në kafaz ish-presidentin dhe ish-kryeministrin për të mbjellë terror te qytetarët”, tha ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat, duke e cilësuar betejën e opozitës si “një mision historik për shpëtimin e Shqipërisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...