30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Prokuroria rrëzoi akuzën për 1 milion dollarë ndaj meje”/ Ilir Meta: U pranua vetëm pagesa 15 mijë USD për McKeon Group

Ilir Meta ka reaguar pas seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, ku u vendos që dosja “Meta-Kryemadhi” të gjykohet e bashkuar, ndërsa për tre të pandehur të tjerë u pranua gjykimi i shkurtuar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta deklaroi se vetë Prokuroria ka rrëzuar, sipas tij, akuzën kryesore që lidhej me pretendimin për një lobim prej 1 milion dollarësh për një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump.

“Sot, në seancën e radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump”, shkroi Meta.

Sipas ish-presidentit, prokurori ka pranuar në sallën e gjyqit se bëhet fjalë vetëm për një pagesë prej 15 mijë dollarësh ndaj kompanisë McKeon Group, të cilën ai e cilësoi si të ligjshme.

“Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh”, u shpreh Meta.

Në reagimin e tij, ai sulmoi gjithashtu mediat ndërkombëtare Mother Jones dhe Kronen Zeitung, duke pretenduar se publikimet e tyre ishin “të sponsorizuara” dhe u përdorën si bazë për ngritjen e akuzave ndaj tij.

Meta e cilësoi procesin ndaj tij si “izolim politik”, ndërsa shtoi se edhe akuzat e tjera, sipas tij, “do të çmontohen njëra pas tjetrës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...