Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën, ku dy vëllezër kanë humbur jetën brenda një intervali të shkurtër kohor, duke lënë pas një familje të shkatërruar nga dhimbja.
Fillimisht, Gazmend Maloku humbi jetën në një aksident tragjik, një lajm që tronditi familjarët dhe rrethin e tij shoqëror.
Pak orë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa ndodhej në trajtim në spital.
Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë rreth një orë pas marrjes së lajmit për humbjen e vëllait të tij, duke shtuar edhe më shumë tragjedinë familjare.
Dy humbjet e njëpasnjëshme brenda së njëjtës ditë kanë shkaktuar tronditje të madhe në Pejë, ku familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë.






