25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Jam në prag divorci pas 15 vitesh martese” – Zhaku rrëfen jetën personale në ‘Ferma VIP’: Djali im është 4 vjeç dhe autik

Inida Gjata, e njohur si Zhaku, ka rrëfyer për herë të parë në “Ferma VIP” se ndodhet në prag divorci pas një martese 15-vjeçare, duke thënë se marrëdhënia nuk funksiononte më dhe se zgjedhja për t’u ndarë ishte e pashmangshme.

“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çe dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë,” u shpreh ajo gjatë bisedës në oborr me banoret e tjera.

Zhaku shtoi se pas një periudhe të gjatë marrëdhënieje, ka vendosur të fokusohet te jeta e saj personale dhe mirëqenia emocionale, duke theksuar se ndihet më e qetë vetëm.

“15 vjet kanë qenë të larmishme,” tha ajo, duke reflektuar mbi martesën e saj të gjatë.

Ajo foli gjithashtu për djalin e saj 4-vjeçar, duke treguar se ai është në spektrin autik, por ka bërë përparime të dukshme në zhvillim.

“Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet… ishte në një mënyrë tjetër,” u shpreh ajo me emocione.

Rrëfimi i Zhakut ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të spektaklit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...