Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjesti.
E gjithë situata nisi pak ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në emisionin Trotuar, u shpreh e zhgënjyer dhe ngriti dyshime se mes shoqes së saj dhe ish-të dashurit kishte nisur një romancë.
Megjithatë, përgjigjja e Loredanës nuk ka vonuar. Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin UËTËFË Live me moderatorin Kostian Gjerazi, ajo mohoi kategorikisht çdo përfshirje romantike me këngëtarin.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” – u shpreh ajo.
Më tej, Loredana Brati theksoi se Gjesti nuk përshtatet me preferencat e saj, duke shtuar me tone ironike:
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë.”
Lidhur me fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, ajo sqaroi se gjithçka ka qenë thjesht një rastësi.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të”, deklaroi ajo.
Me këto deklarata, Loredana Brati duket se i ka dhënë fund aludimeve për një raport të mundshëm me Gjesti, duke sqaruar publikisht pozicionin e saj.






