26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk pranohet interpelanca urgjente”/ Peleshi refuzon kërkesën e PD për “Smart City”, akuza ndaj qeverisë mbeten jashtë rendit të ditës

Kryetari i Kuvendi i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar në nisje të seancës plenare se nuk do të pranohet interpelanca urgjente e kërkuar nga deputetët e Partia Demokratike me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen “Smart City”.

Sipas Peleshit, kërkesa nuk plotëson kushtet kushtetuese për një interpelancë urgjente, pasi nuk lidhet drejtpërdrejt me një veprim apo mosveprim konkret të Këshillit të Ministrave.

“Kam kthyer përgjigje për mospranim ndaj një kërkese urgjente për një interpelancë nga grupi parlamentar i PD. Nga shqyrtimi i saj rezulton se objekti nuk lidhet drejtpërdrejt me një veprim apo mosveprim konkret të Këshillit të Ministrave, por mbështetet në raportime mediatike, emisione investigative dhe pretendime nga palë të treta”, u shpreh Peleshi.

Ai shtoi se kërkesa nuk përmbush natyrën dhe qëllimin kushtetues të interpelancës urgjente dhe për këtë arsye nuk është pranuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...