26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Shpërndanin kokainë në lokal nate me kodin ‘amaro’”/ Dënohen pronari, menaxheri, truproja dhe kamerieri në Berat

Me kërkesë të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat janë shpallur fajtor dhe dënuar katër shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë zbuluar një skemë të shpërndarjes së kokainës në një lokal nate në qytetin e Dimalit, ku droga shpërndahej në mënyrë të organizuar me kodin “amaro”, për të shmangur zbulimin.

Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit dyshohet se mbante dhe organizonte aktivitetin, ndërsa truproja, menaxheri dhe kamarieri përfshiheshin në shpërndarje dhe komunikim me klientët që kërkonin lëndë narkotike.

Nga hetimet rezulton se kokaina shitej në doza të vogla dhe fshihej në ambiente të lokalit, ndërsa klientët e konsumonin shpesh në tualete.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dhënë dënime me burg për të katër të pandehurit, të reduktuara në zbatim të gjykimit të shkurtuar, me masa që variojnë nga 4 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim për organizatorin e dyshuar.

Rasti është ndjekur nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në Dimal, pas informacioneve për aktivitet të vazhdueshëm të shpërndarjes së drogës në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...