22.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

“Lokal i mbushur me armë në Dobraç” – dosja e SPAK zbardh përplasjet mes grupeve në Shkodër

Një dosje e SPAK ka hedhur dritë mbi përplasjet e rënda kriminale në Shkodër, duke nxjerrë në pah detaje mbi një lokal në zonën e Dobraçit, i konsideruar si territor i njerëzve të afërt me Safet Bajri.

Sipas materialeve hetimore, në dosje janë përfshirë edhe fotografi ku shfaqen armë të llojeve të ndryshme të ekspozuara në ambientet e lokalit.

Hetuesit pretendojnë se lokali frekuentohej nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin.

Në të njëjtën dosje, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Lela akuzohen si organizatorë të tentativës për vrasjen e Aleksandër Prendi në gusht të vitit 2024, në fshatin Rranxë të Bushatit.

Sipas hetimeve, atentati nuk ka përfunduar sipas planit, pasi Prendi dyshohet se kishte organizuar një pritë ndaj personave që kishin shkuar për ta ekzekutuar, duke sjellë një përplasje të armatosur mes palëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...