15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

“Një këngë me një mesazh”, BBC i bën jehonë Alis Kallaçit: “Pushtoi skenën e Eurovision me një performancë emocionale të paharrueshme”

Këngëtari Alis Kallaçi me interpretimin e këngës Nan në skenën e Eurovision Song Contest 2026 përcolli emocion, energji dhe identitet artistik gjatë natës së dytë gjysmëfinale.

E përditshmja britanike BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm. Media prestigjioze vlerësoi këngën “Nan” për mesazhin e saj të thellë dhe ndikimin te publiku.

“Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC.

Alis u duartrokit nga publiku për performancën drithëruese në skenën e Wiener Stadthalle, ndërsa një nga elementët më të komentuar ishte edhe prania në sfond e imazhit të aktores Rajmonda Bulku, një simbolikë e lidhur me figurën e nënës shqiptare dhe mesazhin emocional të këngës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...